Me mallkime dhe shprehje nga gurra popullore e ka nisur monologun e sotëm në emisionin “Provokacija” drejtuesi Mustafa Nano. Duke marrë shkas nga bojkoti që Partia Demokratike i ka bërë emisionit “Provokacija”, përmes një sms dërguar bashkëpunëtores së tij, Mustafa Nano shprehet se këta politikanë keqkuptojnë ftesat në emision.
“Disa politikanë sidomos të PD u keqkuptokan deri në momentin që bashkëpunëtores sime pas kërkesës për të pasur në emision Gazmend Bardhin i erdhi kjo përgjigje nga Elona e departamentit të PD për mediat. “Na duket krejt e pavend që të bëjmë sikur nuk e dimë që drejtuesi i emisionit Provokacija në shumicën e rasteve në qëndrimet që mban, nuk thotë të vërtetën për PD dhe nuk shohim arsye pse të kontribuojmë në emisionin e tij. Pra ata mendojnë se të gjithë që vijnë në emision Paloka, Brace, Felaj etj, më bëkan nder dhe favor mua”– shprehet Nano.
Hakamarja e bojkotit të PD-së sipas tij vjen n ga fakti që ai mban një qëndrim kritik ndaj kësaj force politike, por që sic tha ia nuk i prishet fare gjiza edhe pse berisha dhe Basdha nuk kanë ardhur kurrë në emisionet e tij.
“Unë e di që ka kolegë të mi që e bazojnë suksesin te politikanët që ftojnë në studio. Unë i ftoj për ta ngjyrosur pak programin. Unë mund të flas për politikë me njerëz që nuk mërren me politikë, me gazetarë e njerëz publikë. Madje mund të them se bisedat më të këqija televizive i kam bërë me politikanë. Kështu që nuk më duhen, ata që më japin kënaqësinë e një bisede televizive i kam ftuar dhe mes tyre nga edhe nga PD. Sa për të tjerët as që dua t’ia di. Nuk humbas asgjë, ashtu sikurse s’kam humbur asgjë që Basha e Berisha nuk ardhur kurrë te unë, edhe nuk më prishet gjiza fare nëse nuk kanë ardhur kurrë edhe nëse një ditë do vijnë do ta bëjnë për të mirën e tyre. Shkurt muhabeti nuk më keni në dorë asgjë me bojkotin tuaj nuk më jepni kokëçarje, jam unë që ju jap kokëçarje me kritikat e mia. Ndryshe nuk do ju shkonte mendja të hakmerreshit duke me bojkotuar”.
Suksesin e emisionit nuk e bazon te politikanët që fton, pasi sipas tij shumica prej tyre janë të mërzitshëm, të paditur, të pagdhendur, mendjembyllur, sherrxhinj e të ligj.
“Unë ftoj pak politikanë në “Provokacija” nuk ndodh që të kem më shumë se një për emision ose asnjë. Kështu kam bërë në çdo emision e program televiziv që kam ideuar. Nuk më pëlqejnë janë të pakët ata që ia vlejnë të bësh një bisedë, të tjerët, janë të mërzitshëm, të paditur, të pagdhendur mendjembyllur, bigotë, sherrxhinj, të ligj e megjithatë unë herë pas here i ftoj edhe ata dhe mendoj se nuk është mirë t’i injoroj pavarësisht nga sa më pëlqen apo jo ata përfaqësojnë një masë të caktuar njerëzish dhe njerëzit ndoshta duhet t’i dëgjojnë është mirë t’i dëgjojnë”.
Dhe në fund Nano u drejton një apel për të qenë më inteligjentë në refuzim, ndërsa mallkon Elonën e zyrës së shtypit në Partinë Demokratike.
“Bëhuni inteligjent kur bëni refuzimin, në sms thuhet se Nano nuk thotë të vërtetën për PD edhe ec e kuptoje këtë frazë. Nuk hyn e vërteta PD është parti politike, ka njerëz që bëjnë kritika ndaj saj, ashtu sikurse ka të tjerë që thonë fjalë të mira për të.
Unë jam kritik i PD, kjo është e vërteta sipas meje. Ky është thjesht një qëndrim i imi dhe duhet të mbaj qëndrim, se ndryshe i bie që të gjithë të rendim pas të vërtetave që i di të gjitha ajo biba që ka marrë detyrën të mbulojë zyrën e shtypit të PD pika që si bie me të vërtetat e saj”. /abcnews.al