Ekziston një mundësi që koronavirusi mund të mos largohet kurrë, por mund të kthehet në një tjetër epidemi në komunitete të ndryshme në botë. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë të mërkurën.
Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i urgjencave të OBSH-së, u dha përgjigje disa pyetjeve të ngritura gjatë një video-konferencë nga Gjeneva në lidhje me parashikimet për jetëgjatësinë e virusit.
“Unë mendoj se është e rëndësishme ta vendosni këtë në tryezë. Ky virus mund të bëhet vetëm një tjetër virus endemik në komunitetet tona. Dhe ky virus mund të mos largohet kurrë, “tha Ryan.
“HIV nuk ka ikur, ne jemi pajtuar me këtë virusin. Dhe kemi gjetur terapitë e metodat e parandalimit, dhe njerëzit nuk ndjehen aq të frikësuar si ata më parë. Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të jemi realist dhe nuk mendoj se dikush mund të parashikojë kur ose nëse kjo sëmundje do të zhduket,” shtoi zyrtari i OBSH.
Ryan u shpreh gjithashtu se shpresa e madhe mbetet tek shkencëtarët që nëse gjejnë një “vaksinë shumë të efektshme” për t’u shpërndarë tek të gjithë ata që kanë nevojë për të në botë, mund të ketë një “mundësi në eliminimin e këtij virusi”.
“Por kjo vaksinë në të vërtetë do të duhet të jetë e disponueshme dhe shumë e efektshme, ajo do të duhet të vihet në dispozicion për të gjithë,” tha Ryan, duke përmendur se shkencëtarët mund të gjejnë një vaksinë të mundshme. /abcnews.al/

