Zyrtare: Tirana përforcon sulmin, prezanton 23-vjeçarin laçian

schedule18:21 - 15 Korrik, 2021

schedule 18:21 - 15 Korrik, 2021

Redon Xhixha është lojtari më i ri i Tiranës. Sulmuesi kurbinas doli lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Laçin, dhe kishte arritur prej kohësh akordin me bardheblutë.

23-vjeçari, i cili luan në krahun e majtë të repartit ofensiv, është stërvitur me bardheblutë kohët e fundit, teksa sot është prezantuar nga 25 herë kampionët e Shqipërisë, me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Mirë se erdhe Redon Xhixha! Merkatoja e kësaj vere vjen me zyrtarizimin e lojtarit Redon Xhixha.

I riu kaloi një sezon fantastik duke qenë një aset i rëndësishëm i superiores, gjë që ka bindur drejtuesit e klubit se e ardhmja e tij duhet të jetë bardheblu. Sulmuesi i bashkohet skuadrës për 3 sezonet e ardhshme dhe është tashmë nën urdhrat e trajnerit Shehi”, lexohet në postimin e Tiranës. /abcnews.al