Zyrtare/ Strakosha nis një aventurë të re, firmos kontratë 4-vjeçare me klubin anglez

schedule17:29 - 14 Korrik, 2022

schedule 17:29 - 14 Korrik, 2022

Thomas Strakosha tashmë është zyrtarisht një lojtar i Brentford në Premier League. Gardiani i kombëtares shqiptare do të nisë kështu një aventurë të re në Angli, teksa largohet nga Italia pas disa vitesh.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se Strakosha ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.

“Portieri shqiptar Thomas Strakosha është bashkuar me një transferim të lirë, me skuadrën tonë, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare”, shkruan klubi anglez.

/f.a/abcnews.al