Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Muajt në Ballsh lihen pas shpine, sulmuesi shkodran kthehet te Vllaznia

schedule16:17 - 18 Janar, 2021

schedule 16:17 - 18 Janar, 2021

Angjelo Radovani është rritur në akademinë e Vllaznisë, por sezonin e shkuar ishte një nga talentet e shumtë, që zgjodhën largimin nga Shkodra dhe iu bashkua skuadrës së Bylisit.

Aventura në Ballsh nuk shkoi aspak siç pritej dhe Radovani ka vendosur të kthehet në shtëpi, duke iu bashkuar sërish Vllaznisë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi shkodran, që ka përgatitur kontratë 3-vjeçare për qendërsulmuesin 19-vjeçar.

Radovani fillimisht do të luajë për ekipin e të rinjve dhe më pas duke parë paraqitjet e tij nuk përjashtohet ngjitja në ekipin e parë nën drejtimin e trajnerit Thomas Brdaric.

NJOFTIMI – KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Angjelo Radovani. Sulmuesi 19 vjeçar shkodran pas një përvojë të shkurtër në Ballsh, rikthehet për të dhënë më të mirën e tij në klubin ku u formua si futbollist.

Me Radovanin është firmosur një kontratë trevjeçare dhe fillimisht do të luajë me ekipin e 21-vjeçarëve, por duke qenë vazhdimisht në vëmendjen e stafit të ekipit të parë. Mirë se u ktheve në shtëpi, Angjelo! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!