Ashtu siç pritej, kluni turk i Galatasaray ka zyrtarizuar pak minuta më parë një tjetër transferim të madh, sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi.
Icardi ishte përjashtuar nga skuadra e PSG-së pasi nuk ishte pjesë e planeve të Galtier, ndaj edhe u bë i mundur transferimi i tij edhe pse merkato është mbyllur në Francë.
Icardi pas largimit nga Interi, pati një eksperiencë për t’u harruar në Paris, ndërsa tanimë shpreson të rigjejë veten në Turqi, ku padyshim do të ketë një rol kryesor.
Galata gjatë merkatos që lam pas, transferoi po ashtu edhe dy emra të tjer si Mertens dhe Torriera nga Serie A./h.ll/abcnews.al
Hazır mısınız?#CimbomÇağırYeter ?❤️ pic.twitter.com/1BdRzENo3f
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) September 7, 2022