Zyrtare/ Kadizi shkarkon trajnerin pas humbjes me Osasunën

schedule10:16 - 11 Janar, 2022

schedule 10:16 - 11 Janar, 2022

Kadizi ka shkarkuar trajnerin 56-vjeçar, Alvaro Servera pas humbjes me Osasunën.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi në faqen zyrtare në Twitter, ku tregon se kanë ndërprere kontratën më trajnerin e skuadrës.

Rezultatet negative të arritura nga trajneri 56-vjeçar kanë bërë që drejtuesit të marrin masa ndaj tij, ndërsa kujtojmë se tekniku spanjoll ishte ai i cili e dërgoi ekipin nga kategoria e tretë në La Liga për vetëm 4 vite.

Kadizi aktualisht mban vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit teksa ka grumbulluar 14 pikë.

/f.a/abcnews.al