Zyrtare: Jonuz merr dhuratën e fundit të merkatos, firmos goleadori brazilian

schedule17:44 - 30 Janar, 2020

schedule 17:44 - 30 Janar, 2020

Vllaznia e kishte ruajtur edhe një afrim për në momentet e fundit të merkatos dhe sot në Shkodër ka mbërritur sulmuesi Silvio Junior, i cili vjet dha kontributin e tij për ngjitjen e kuqebluve në Superiore. Braziliani, autor i 11 golave në Kategorinë e Parë, pas një eksperience jo të suksesshme në Sllovaki, rikthehet në Shqipëri.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin në skuadër të sulmuesit brazilian Silvio Rodriguez Pereira Junior. Ky i fundit siç e dini, ka qenë pjesë e skuadrës kuqebluve gjatë sezonit të kaluar teksa dha kontributin e tij për rikthimin e skuadrës tonë në Superligë.

Ndërkohë ditët e fundit, drejtuesit e klubit i kanë bërë ofertën atij për t’u rikthyer sërish tek Vllaznia dhe lojtari e ka pranuar atë ndërkohë që pasditen e sotme ka hedhur edhe firmën në kontratë.

Junior do të jetë pjesë e klubit tonë për një periudhë njëvjeçare dhe shpresojmë që me ardhjen edhe të tij, skuadra të ketë zgjidhur përfundimisht problemin e mungesës së golit. Mirë se erdhe sërish në Shkodër, Silvio!”, njofton klubi shkodran. /abcnews.al