Zyrtare: Huazohet Paredes, Juventusi publikon detajet e transferimit

schedule18:27 - 31 Gusht, 2022

schedule 18:27 - 31 Gusht, 2022

Juventusi e kishte bindur prej kohësh, por duhej gjetur marrëveshja edhe me PSG-në. Leandro Paredes është rikthyer në Itali, ku më parë ka luajtur me Romën dhe Empolin.

Klubi bardhezi ka zbuluar edhe detajet e marrëveshjes me PSG-në. Parades kalon në Torino në huazim falas, por e drejta e blerjes mund të kthehet në detyrim blerje në rast të plotësimit të disa kushteve.

Juventusi duhet të paguajë 22.6 milionë euro për Paredes, ndërkohë që ka edhe bonuse që kapin maksimalisht shumën e 3 milionë euro.

Nëse klauzola nuk kthehet në detyrim blerje dhe Juventusi nuk dëshiron ta blejë mesfushorin argjentinas, atëherë duhet të paguajë te PSG 2.5 milionë euro për huazimin. / abcnews.al