Teuta nuk ka vonuar dhe tashmë e ka bërë vetë zyrtare konfirmimin e trajnerit të ri. Diego Longo do të jetë trajneri i klubit durrsak për sezonin e ardhshëm duke zëvendësuar Edi Martinin.
Këtë e ka bërë zyrtare vetë klubi durrsak përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.
“Benvenuto Mister DIEGO LONGO! KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Diego Longo.
Trajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Vlorë, ku drejtonte klubin e Flamurtarit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.” – shkruhet në profilin zyrtar të Teutës./ h.ll/abcnews.al