Atletico Madrid sapo ka zyrtarizuar goditjen e saj në merkaton e janarit. Madrilenët me anë të një postimi në “Twitter”, konfirmojnë rikthimin në skuadër të mesfushorit Yannick Ferriera Carrasco.
Mesfushori belg ka qenë më parë pjesë e Atleticos për tre sezone në vitet 2015-2018. Më pas Carrasco u tundua nga një ofertë nga Kina e largët dhe pranoi ofertën e Dalin Pro. 26-vjeçari u aktivizua për dy sezone me klubin kinez, ku shënoi dhe 24 gola.
Deri tani mësohet se ai ka kaluar në formë huazimi në Madrid, pasi kartonin e tij ende e zotëron Dalin Pro. Carrasco numëron 81 paraqitje me fanellën e Atelticos në të gjitha kompeticionet dhe ka arritur të shënojë 17 gola. /abcnews.al
[?] Acuerdo con el Dalian Professional FC para la cesión de @CarrascoY21.
?? ¡Bienvenido! ?⚪
? https://t.co/i14EuFbIpM#BienvenidoCarrasco #AúpaAtleti pic.twitter.com/INDvR1MpZB— Atlético de Madrid (@Atleti) January 31, 2020