Zyrtare/ Arrihet marrëveshja me turqit, Milani konfirmon largimin e parë

schedule18:37 - 11 Janar, 2021

schedule 18:37 - 11 Janar, 2021

Leo Duarte është largimi i parë i Milanit në merkaton e dimrit. Mbrojtësi brazilian i kushtoi 10 milion euro kuqezinjve në verën e vitit 2019, atëherë kur la Flamengon për t’u transferuar në Serie A.

 

Leo Duarte

24-vjeçari nuk ia doli të fitojë vend titullari dhe do të nisë një aventurë të re. Ofertat nga vendlindje nuk kanë munguar, por situata ka ndryshuar ditën e sotme, kur Milani dhe Basaksehir kanë gjetur një marrëveshje për të.

Duarte do të shkojë në huazim deri në fund të sezonit. Bisedimet mes klubeve u finalizuan me sukses dhe Milani bëri zyrtarizimin para pak minutash. Duarte do provojë të rikthejë formën e tij te Basaksehir, ku pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion. /abcnews.al