Zvicra do të rihapë ambasadën e saj në Ukrainë

schedule11:11 - 19 Maj, 2022

schedule 11:11 - 19 Maj, 2022

Zvicra ka vendosur të rihapë ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, sipas një deklaratë të departamentit të punëve të jashtme, shkruan skynews.

Shumë vende morën vendimin për të mbyllur ambasadat e tyre në Ukrainë menjëherë pas pushtimit të Ukrainës. Zvicra ka mbyllur ambasadën që nga 4 prilli, por  ka deklaruar se në bazë të një “analizë të thellë të situatës së sigurisë” në qytet, ambasada tani mund të rihapet.

Pesë anëtarë të stafit të ministrisë së punëve të jashtme të vendit pritet të rikthehen në Ukrainë gjatë ditëve të ardhshme.

Vendimi vjen pasi SHBA-ja  rihapi ambasadën e saj në kryeqytet ditën e djeshme.

/abcnews.al