Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, lidhur me incidentin në Zvërnec mesditën e të shtunës. Rama e konsideroi të neveritshmë aktin e tërheqjes zvarrë të protestuesit, nga policia private.
“Lidhur me situatën e krijuar për investimin e zonës. Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë së protestuesit
Ju kam dëgjuar ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë, ju siguroj se në vendin tuaj edhe unë po njësoj do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryministrit.
Do më dukej e tmerrshme që disa roje private të ulërinin si kafshë dhe të merrnin një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zbarrë e pastaj policia të thoshtë se u fut vetë në pronën private ndërkohë që duhet të kishte arrestuar në vend ata që morën zvarrë protestuesin,” tha Rama.


