Kasanof takon Ramën, ambasada e SHBA: Diskutuan përparimin e integrimit në BE

schedule17:07 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 17:07 - 19 Dhjetor, 2024

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian por edhe përpjekjet e qeverisë për përparimin e reformave dhe luftës kundër korrupsionit.

Ishte vetë zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Aleksandër Kasanof, i cili I shprehu kryeministrit Edi Rama mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke rikonfirmuar në këtë mënyrë angazhimin e saj për të ndihmuar vendin tonë.

Sipas Kasanov, Shqipëria nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama ka ndërmarrë një sërë reformash.

“Dhimbja afat shkurtër çon në përparim afatgjatë dhe do vendosë shqiptarët në anën e duhur të ligjit dhe Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Kjo është thelbësore për rrugën e anëtarësimit në BE. Dua të vlerësoj drejtimin e kryeministrit e qeverisë së tij që ka prodhuar përparim të madh në reforma. Gjatë kësaj kohe tranzicioni të jashtëzakonshëm ju nxisim të ecni para në rrugëtimin tuaj”, ka thënë Kasanof.

Mbështetje kjo e cila u përforcua edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tha se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të çojnë përpara partneritetin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!