Zv/kryeministrja e Kosovës: Kemi prioritet njohje të reja për shtetin tonë, SHBA garanti ynë kryesor

schedule23:22 - 18 Tetor, 2021

schedule 23:22 - 18 Tetor, 2021

Prioritet në politikën e jashtme të Kosovës është sigurimi i njohjeve të reja në radhët e shteteve të huaja. Zv/kryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla deklaroi në “Log.” në ABC se shumë shpejt do të tentojnë të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare.

“Çështja është se ne bashkë me partnerët tanë, ku patjetër Shqipërinë e kërkojmë me patjetër ndihmën e saj në këtë proces. Mendoj se ne politikën tonë të jashtme e kemi krijuar me prioritet për njohje të reja. Kemi nevojë për ndihmë nga të gjithë.

Ne jemi duke punuar me shumë intensitet për identifikimin e organizatave ndërkombëtare ku do të tentojmë të anëtarësohemi sa më shpejt. Ne vazhdimisht analizojmë dhe skanojmë gjendjen se ku kemi përkrahjen më të madhe apo më të vogël. Ky është një proces që nuk ka afat dhe çdo ditë mund të dalë diçka e re”, u shpreh Gërvalla.

Ndalur tek përgjegjësia për çështjen e negociatave, ajo u shpreh se kjo është një detyrë e koordinuar mes krerëve të shtetit, kryetarit të Kuvendit dhe ministrit të Jashtëm. Rolin e SHBA ajo e cilësoi si garanci kryesore për pavarësinë e shtetit të Kosovës.

“Ne kemi pasur që nga viti 2013, përpjekje intensive për të ndihmuar në reformimin e partisë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në vendin tonë. Presidentja ka përgjegjësitë dhe detyrimet në politikën e jashtme të vendit. Ne jemi përcaktuar që për t’u dërguar mesazh partnerëve tonë, zv/ kryeministri është i deleguar për çështjen e negociatave. Personalisht aspak nuk e ndjej veten nga procesi i negociatave, përkundrazi e gjej veten të përfshirë shumë.  SHBA janë garanti kryesor për pavarësinë e shtetit tonë dhe këtë rol e luajnë përmes diplomatëve të tyre.

Unë nuk e di a janë ta gatshëm të përfshihen në këtë proces teknik. Kosova ka një fat të madh që në Shtëpinë e Bardhë është Joe Biden që e njeh shumë mirë Ballkanin. Kjo mund t’i hapë rrugë të mira palës tonë që të shtojmë kontaktet dhe të rrisim bashkëpunimin në Shtëpinë e Bardhë”, deklaroi ajo. m.v/Abcnews.al