Forma ka qenë aq e dobët saqë është kaluar në dëshpërim.
Juventusi kërkon zgjidhje për problemet e mëdha të këtij sezoni, me pak gola të shënuar dhe me sulmues që kanë zhgënjyer si Kolo Muani apo Voldemade.
Trajneri Luçiano Spaleti po përpiqet të punojë me ata lojtarë që ka, ndërsa rrezikon postin, ndërsa në ndeshjen e humbur në Gjenovë ishte në stol një ylli I ri shqiptar.
Ky është Arman Durmishi, lojtar I Akademisë së “Zonjës së Vjetër”, që këtë edicion luan për Juven U23, apo Juven e brezit të ardhshëm, siç njihet kohët e fundit.
Forma e tij ka qenë e mirë, pasi në Serinë C ka shënuar 3 gola në 9 ndeshje, aspak keq për moshën e tij tepër të re, vetëm 18-vjeçare.
Durmishi nuk luajti ndaj Xhenoas në stadiumin “Marasi”, por fakti që e morën në stol flet shumë.
Spaleti ka kërkuar sulmues në janar, dhe mund të vijë Antonio Raimondo, kartoni I të cilit është I Bolonjës, ndërsa pritet kthimi nga dëmtimi I sulmuesit tjetër, Ehator.
Sidoqoftë, “zebrat” kanë nevojë për lojtarë të gatshëm, ndërsa këtë të diel vjen ndeshja tepër delikate në Serinë A, në Torino ndaj Napolit.
Ndoshta, Durmishi do të ketë mundësi të fitojë ndonjë minutë, nëse kriza e golave do të vazhdojë.


