Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zonja” kërkon Jasharin/ Juventus vendos mesfushorin shqiptar në listën e blerjeve

schedule18:57 - 24 Prill, 2026

schedule 18:57 - 24 Prill, 2026

Milan priti gjatë dhe pagoi shumë për të marrë shërbimet e tij, por Ardon Jashari nuk arriti të shpërblejë pritshmëritë në sezonin e parë me skuadrën kuqezi. Blerja më e shtrenjtë e klubit në merkaton e verës së shkuar ishte edhe pa fat, pasi u dëmtua në stërvitje dhe humbi tre muajt e parë të kampionatit. Pas rikuperimit e kishte të vështirë të gjente hapësira, pasi duhet t’i bënte llogaritë me një Luka Modriç, të kthyer në një të pazëvendësueshëm në manovrat e trajnerit Allegri.

Minutat e 23 vjeçarit kanë qenë të pakta, por për talentin e tij askush nuk ka dyshime. Gjithsesi, 38 milion euro të paguara nga Milani për kartonin e tij rëndojnë.

Në fund të këtij sezoni, Ardon Jashari do të përpiqet të kuptojë se çfarë e ardhme e pret te Milan, ndërsa që tani për të është hapur një tjetër pistë e rëndësishme.



Sipas mediave italiane, Juventus e ka vendosur shqiptaro zvicerianin në krye të listës së blerjeve për mesfushën.

Tekniku, Luçiano Spaleti kërkon një organizator dhe Jashari plotëson identikitin e futbollistit që përshtatet me skemat e tij.

Gjithsesi, asgjë nuk do të jetë e lehtë. Milan nuk e ka nxjerrë në shitje mesfushorin, pasi beson se do të jetë i rëndësishëm në të ardhmen. Por në futbollin e sotëm, të gjithë kanë një çmim. Kështu që, nëse Juventus prezantohet me ofertën e duhur gjithçka mund të ndodhë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!