Zonat e përmbytura në Shkodër/Rritet niveli i ujit

schedule21:32 - 19 Mars, 2018

schedule 21:32 - 19 Mars, 2018

Reshjet me intensitet të lartë në Shkodër, kanë bërë që niveli i ujit në zonat e përmbytura, të rritet përsëri. Ministria e Mbrojtjes raporton për 2820 hektarë nën ujë, ndërsa është kryer ndarja e pakove ushqimore, për banorët e prekur nga përmbytjet.

Kanë ordhur orët më të rënda për Nënshkodrën. Toka të tëra janë nën ujë. Shumë shtëpi gjithashtu. Oboti fshati më i dëmtuar duket se mori fund. Këtu asgjë nuk duket në përmirësim. Në rrugët e tij uji ka shkuar edhe një metër. Reshjet po bien me intensitet të lartë në Shkodër.

Ministria e Mbrojtjes raporton për 2820 ha nën ujë, por pas kaq ditësh problemi emergjent është ushqimi për vetë njerëzit.  Rreth 900 pako ushqimore dhe rreth 30 çadra të shoqëruara me set prej 200  batanijesh, krevatë, etj nga rezervat e shtetit iu shpërndanë banorëve.

Por kjo është mjaft pak për çfarë po ndodh këtu. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjatë ditës së hënë janë evakuuar 34 familje.

Uji ka hyrë edhe në periferinë e qytetit. Prurjet në Liqenin e Shkodrës sipas të dhënave nga Instituti Hidrometrologjik i Malit të Zi dhe Shtabi i Operativ janë në kuotën e 4000 meter kub ujë në sekond. Ato vijnë  kryesisht nga lumenjtë Moraça, Rijeka, Crnojeviqa dhe Lumi Zeta.

Ndërkohë prurjet në kaskadën e Drinit janë mbi 3000 mijë metër kub ujë në sekond. Kurse shkarkimet në total nga Vau i Dejës jane ne në kuoten e 2100 metër kub ujë në sekond, shkarkime dhe prodhim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!