Zona e Kërcullës në Gjirokastër përfshihet nga flakët

schedule14:52 - 22 Shtator, 2018

schedule 14:52 - 22 Shtator, 2018

Një zjarr ka përfshirë zonën e Kërcullës në Gjirokastër që prej mesditës së sotme. Deri tani janë shkrumbuar 5 ha kullota dhe 3 ha pyll me pisha, Zjarrëfikset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.

Për shkak të terrenit të thyer forcat zjarrëfikse po operojnë me mjete rrethanore. Komandanti i zjarrëfiksesve të Gjirokastrës, Kujtim Bizhga, konfirmon se vazhdon puna në terren për të shuar zjarrin në Kërcullë./abcnews.al