Zjarri shkrumbon shtëpinë e të moshuarit në Fier

schedule20:52 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 20:52 - 8 Dhjetor, 2023

FIER– Një banesë, në pronësi të një 71-vjeçari në Fier është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje.

Policia thotë se si pasojë e zjarrit banesa e të moshuarit është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë aksidental nga soba e drurëve./ abcnews.al