Zjarri në urgjencën e QSUT/ Prokuroria e Tiranës merr të pandehur dy inxhinierë të firmës

schedule10:22 - 30 Janar, 2025

schedule 10:22 - 30 Janar, 2025

Prokuroria e Tiranes ka mbyllur hetimet ne lidhje me rënien e zjarrit ne urgjencen e QSUT në shkurt te vitit te kaluar duke marre te pandehur 2 inxhiniere sit ë dyshuar për veprën penale “shperdorim detyre”.

Mësohet se janë dërguar për gjykim Enea Koka dhe Ejnar Shena, specialistë të sektorit të inxhinierisë klinike pranë kësaj qendre spitalore.

Sipas Prokurorisë, specialistët nuk kanë zbatuar siç duhet detyrat e tyre, që nga mirëmbajtja e aparaturave e deri te projekti që lidhet me ventilimin e godines.

Ndersa sipas hetimeve ka rezultuar se Shkak i zjarrit të ketë qenë “mungesa e një projekti të detajuar të instalimit të stacionit të burimit emergjent UPS” si dhe mungesa e zbatimit të kushteve teknike, standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri.

Më tej nga akt ekspertimet rezulton se ata kanë qenë në dijeni për problemin e UPS, dhe bateritë janë vendosur në katin 2-të godinës të Urgjencës se re, jashtë kushteve teknike dhe standardeve që kërkohen.

Zjarri në urgjencën e QSUT shkaktoi probleme  në repartin e urgjencave. Prej më shumë se 3 muajsh pacientët detyroheshin të shkonin për të marrë shërbim në spitale si Shefqet Ndroqi, apo edhe në ato te rretheve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!