Zjarri në pyllin e Semanit i pakontrollueshëm, Ushtria dhe Bashkia e Fierit në terren

schedule21:08 - 3 Gusht, 2020

schedule 21:08 - 3 Gusht, 2020

Vatrat e zjarrit që kanë përfshirë pyllin e Semanit vijojnë të jenë shqetësuese.

Bashkia e Fierit është angazhuar me gjithë strukturat e saj dhe ka lokalizuar vatrat me anë të dronit, si edhe ka ardhur në ndihmë ushtria.

Ndërkohë deri më tani janë djegur 20 hektarë në pyllin e Semanit.