Zjarri në pallatin në Durrës, dëme të konsiderueshme, vijojnë hetimet

schedule10:12 - 12 Qershor, 2025

schedule 10:12 - 12 Qershor, 2025

Pas disa orësh luftë me flakët zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin që ra në katin e parë të një pallati në Durrës. Ngjarja e ndodhur një natë më parë.

Flakët përhapën me shpejtësi. Policia evakuoi banorët e pallatit dhe fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Gazetari Leonidha Musai tha për ABC News se dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Situata ishte kritike deri në shuarjen e flakëve pasi në zonë ka depozita me hidrokarbure që shërben për kaldajat e pallatit. Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!