Zjarri në një shtëpi çon në pranga shqiptarin në Londër

schedule10:01 - 10 Mars, 2018

schedule 10:01 - 10 Mars, 2018

Një tjetër shqiptar, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe u arrestua nga autoritetet në Whitton.

Sipas mediave atje, rreth orës 11:10 të datës 8 Mars, zjarrfikëset e Londrës shkuan në Whitton Waye, për shkak se kishte rënë zjarr. Një shtëpi private dhe një garazh u shkatërruan nga flakët, për të cilat u desh ndërhyrja e 72 zjarrfikësve.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet publik, u arrestua pikërisht në këtë vend.

“Teksa ndodheshim në vendngjarje u arrestua një 29-vjeçar shqiptar, pas dyshimeve se kishte tentuar të vidhte në një automjet. E teksa ndodhej i shoqëruar në ambientet e policisë, oficerët morën informacion se kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ndaj u arrestua”,tha një zëdhënës i policisë.

Nga zjarri i rënë në ndërtesën në fjalë nuk pati të lënduar, ndërsa shkaku i zjarrit po hetohet nga autoritetet atje./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!