Më shumë se 300,000 hektarë janë djegur për shkak të zjarri që ka rënë në Oregonin jugor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet bëjnë me dije se për shkak të flakëve të mëdha janë realizuar mijëra evakuime.
Përhapja e shpejtë e flakëve është nxitur nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. Ndërkohë që prej 6 korrikut kjo zonë është përfshirë nga flakët.
Ndërsa flakët vijojnë të përhapen, më shumë se 2,000 banorë kryesisht në zonat rurale janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Të paktën 67 shtëpi dhe 100 ndërtesa janë shkatërruar.
Nga ana tjetër John Flannigan, shefi i Seksionit të Operacioneve është shprehur se kushtet e motit nuk janë favorizuese dhe nuk ndihmon në parandalimin e flakëve. Ndërsa temperaturat pritet të jenë 10-15 gradë mbi normalen.
Në Kanada më shumë se 150 zjarre janë shënuar gjatë javës së kaluar, bën të ditur Qendra kanadeze e zjarrit të pyjeve.
Ndryshimi i klimës shton rrezikut e motit të nxehtë dhe të thatë, gjë e cila ndihmon përhapjen e flakëve./abcnews.al/


