Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar, ndërsa shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrrit.
Situata është drejt vënies në kontroll.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “24 Maji”, në afërsi të ish stacionit të mallrave, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe e pyllëzuar.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.r.t/abcnews.al