Një zjarr i fuqishëm ka rënë ditën e djeshme në zonën pyjore në fshatin Skënderbegas, në Gramsh. I favorizuar nga era e fortë, flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe pyjore, por dhe drurë pishe.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se për ti ardhur në ndihmë, epike të zjarrfikëse janë nisur nga Elbasani. Për shkak se zona është e thellë është bërë e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit të cilët janë afruar në këmbë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Mësohet se flakët kanë përfshirë 10-15 hektarë, ndërsa në fshatin Vidhan është përfshirë nga flakët një sasi e konsiderueshme pylli me pisha./abcnews.al