Zjarr në një hotel në Gjermani, 11 përfundojnë në spital

schedule12:40 - 5 Tetor, 2024

schedule 12:40 - 5 Tetor, 2024

Një zjarr ka rënë mbrëmën e së premten në hotelin Garni në qytetin Bamberg në Gjermani, ku kanë mbetur të plagosur 11 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Një zëdhënës i policisë tha se zjarri filloi në kuzhinën e katit të parë, raporton Bild.

Hoteli Garni në Unazën e Berlinit, pranë stacionit kryesor të trenit, më pas u evakuua dhe zjarri u shua në një orë e gjysmë.

Nga 11 të lënduarit, të gjithë kanë probleme me frymëmarrjen, ndërsa 67-vjeçari i plagosur rëndë ka pasur edhe djegie.

Hoteli do të evakuohet deri në një njoftim të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!