Zjarr në kabinën elektrike, zona historike e Vlorës mbetet “e verbër”

schedule21:23 - 26 Qershor, 2022

schedule 21:23 - 26 Qershor, 2022

VLORË – Është përfshirë nga flakët kabina elektrike në afërsi të zonës historike të qytetit të Vlorës.

Mësohet se forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po përpiqen të shuajnë zjarrin dhe të kthejnë gjendjen në normalitet.

Nga zjarri në kabinën elektrike zona historike e Vlorës ka mbetur pa energji.  Fatmirësisht deri më tani nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr.

/abcnews.al/