Kodrat e fshatit Cërrilë të Mallkastrës janë përfshirë nga zjarri.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Mallakastrës ka mbërritur një helikopter i Forcave të Armatosura, duke bërë të mundur izolimin e vatrave të zjarrit por era e fortë e bën të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit.
Terreni i thepisur gjithashtu ka vështirësuar operacionin e fikjes së zjarrit, ku përveç zjarrfikësve janë angazhuar edhe banorë të zonës.
Flakët e zjarrit kanë prekur katër shtëpi nga të cilat tre të pabanuara. Nuk ka dëme ne njerëz por janë djegur sipërfaqje të mëdha me ullinj dhe dru frutorë./abcnews.al


