Zjarr në 4 banesa të fshatit Vrashtas në Korçë (video)

schedule18:38 - 29 Mars, 2019

schedule 18:38 - 29 Mars, 2019

Një zjarr ka përfshirë katër banesa në fshatin Vreshtas të Korçës. Fillimisht zjarri ka rënë në një prej hyrjeve të një pallati dhe më pas është përhapur në banesat e tjera. Banorët kanë shpëtuar pa lëndime, pasi u larguan në kohë nga shtëpitë. Zjarrfikëset po punojnë për lokalizimin e flakëve të zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet. /abcnews.al