Zjarr jashtë një kampi refugjatësh në Greqi, përplasje fizike mes afganëve e sirianëve

schedule14:27 - 15 Tetor, 2019

schedule 14:27 - 15 Tetor, 2019

Tre persona kanë mbetur të plagosur në qendrën e refugjatëve në ishullin grek të Samos si pasojë e një sherri masiv mes refugjatëve sirianë dhe atyre afganë. Mjekët pa kufij konfirmuan se gjysma e refugjatëve në këtë kamp janë gra dhe fëmijë.

Më shumë se 5 mijë persona janë evakuuar nga një qendër pritjeje për refugjatët në ishullin grek Samos. Një zjarr shpërtheu jashtë kampit si pasojë një sherri masiv mes refugjatëve sirianë dhe afganë. Tre persona mbetën të plagosur, lajm ky i konfirmuar nga policia greke.

Mjekët pa kufij bënë të ditur se  gjysma e refugjatëve në kampin e Samos janë grad he fëmijë.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i transferuar, më shumë se 32 mijë emigrantëgjenden aktualisht në kampet e mbipopulluara në ishujt e detit egje. Sherret masive brenda qendrave janë të shpeshta. Në muajin shtator një grua humbi jetën dhe dhjetëra persona mbetën të plagosur në kampin Moria në ishullin e Lesbos. Ky kamp ka kapacitet për 3 mijë vende, pro aktualisht atje qëndrojnë më shumë se 13 mijë persona.

Në ishujt greke tensione për këtë situatë, përshkallëzohen çdo ditë dhe autoritetet i kërkojnë qeverisë që të përshpejtojë operacionet për transferimin e refugjatëve. /ABC News Albania 24/7