Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët, rrezikohen shtëpitë

schedule16:15 - 3 Gusht, 2022

schedule 16:15 - 3 Gusht, 2022

Një zjarr i madh raportohet në fshatin Rranza Bushat në bashkinë Vau i Dejës.

Zjarri ka përfshirë malin e Zefjanës.

Mësohet se erërat e forta po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.

Abc mëson se nga flakët rrezikohen shtëpitë e fshatrave Rranxa Bushat dhe Melgushë të Bashkisë Vau Dejës.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe policia të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e zonës./Abcnews.al/