Zidane: Eliminim i dhimbshëm, por jo i turpshëm. Lojtarët bënë maksimumin

schedule10:56 - 21 Janar, 2021

schedule 10:56 - 21 Janar, 2021

Real Madrid nuk ia doli dje të fitojë ndaj skuadrës së Alcoyano, skuadër e Ligës së Tretë spanjolle, dhe përfundoi i mundur pas kohës shtesë me shifrat 2-1. Kështu, Los Blancos u eliminuan nga Copa del Rey para kohe. Në medie u konsiderua si dramë, por Zidane pas ndeshjes u mundua të mos e konsiderojë të tillë.

“Të gjitha humbje janë të dhimbshme. Sa mua dhe as lojtarëve nuk na pëlqen humbja. Po luanim kundër një skuadre të Segunda B dhe duhet të kishim fituar, por ky nuk është një turp. Mund të ndodhë. Janë gjëra që ndodhin në karrierën e një lojtari.

 

Është e vështirë, por ne nuk do të çmendemi. Do mundohemi të punojmë më shumë. Unë jam trajneri i ekipit dhe përgjegjësia është e imja. Do e pranoj. Ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë. U përpoqëm dhe mendoj se lojtarët dhanë gjithçka në fushë.

Kishim raste shënimi dhe nuk i shënuam e ndodhi ajo që ndodhi. Në futboll duhet të shënosh. Portieri i tyre bëri disa pritje dhe u duk sikur goli i dytë s’donte të hynte. Është moment i vështirë, jemi jashtë Kupës së Mbretit, por lojtarët u përpoqën.

 

A kanë besim te mua lojtarët? Mendoj se po. Pyesni ata. Kemi bërë gjëra të mira, edhe pse më pak kohët e fundit. Tani të mendojmë për La Liga dhe Champions League”, përfundoi Zidane. /abcnews.al