Zidane: E kemi një plan për brazilianin Reinier, Odriozola mund të largohet

schedule16:16 - 21 Janar, 2020

schedule 16:16 - 21 Janar, 2020

Real Madrid luan nesër në Kupën e Mbretit kundër inferiorëve të Unionistas. Zinedine Zidane vlerëson kompeticion në konferencën për shtyp dhe ka një koment për Reinier, brazilianin që do të vijë nga Flamengo. Trajneri pranon dhe mundësinë që Odriozola të largohet nga ekipi. Mbrojtësi kërkohet nga Bayern Munchen dhe e ardhmja e tij pritet të vijojë në Bundesligë.

Jemi të fokusuar te ndeshja e Kupës dhe ky kompeticion na intereson shumë. Bale dhe James Rodriguez janë të grumbulluar dhe do të vijnë me ne në Salamanca. Reinier? Është një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen. Do shohim se çfarë do të bëjmë kur të vije te ne.

Është një lojtar teknik si të gjithë brazilianët e tjerë. Mendoj se në fillim do të luajë me ekipin B. Odriozola? Po, mund të largohet, ekziston si mundësi, por nuk ka asgjë zyrtare. Mund të ndodhë gjithçka deri në 31 janar, si në afrime dhe largime“, thekson Zinedine Zidane. /abcnews.al