Zidane e ka abonuar me stolin, Milan provon operacionin “alla-Hernandez”

schedule12:36 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 12:36 - 2 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Real Madrid, Luka Jovic, vazhdon të vuajë në Madrid. Lojtari nga Serbia erdhi me shumë pritshmëri në Madrid, por deri më tani nuk ka treguar asgjë dhe drejtuesit e klubit po marin në konsideratë çdo ofertë që vjen në drejtim të tij.

Sipas raportimit të “TodoFichajes”, është Milan ai që ka shfaqur interes për shërbimet e 22-vjeçarit. Kuqezinjtë e konsiderojnë Jovic si zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimovic si dhe në Milano sulmuesi do të gjejë më shumë minuta se sa te Reali.

 

Luka Jovic

Kuqezinjtë nuk mund ta përballojnë kartonin e lartë të Lukës dhe mësohet se oferta e propozuar nga “Djalli” është ajo e huazimit deri në fundin e këtij sezoni. Jovic ka luajtur në vetëm katër ndeshje në këtë kampionat, ku ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. /abcnews.al