Erik Lloshi është një nga këngëtarët shumë të dashur për publikun shqiptar, i cili ka tërhequr vëmendjen me historinë e dashurisë dhe me dasmën që ai zhvilloi. Gjatë intervistës në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tha se në dasmën e tij kishte mbi 80 artistë të ftuar, por të gjithëve i kishte kërkuar që të mos këndonin përveç Aurelës dhe bandës muzikore.
“I thashë bëni qejf, bëni çfarë të doni vetëm për të kënduar mos këndoni. Stafetën e të kënduarit e ka vetëm Aurela dhe grupi. E kanë shijuar në maksimum dhe kanë thënë që është hera e parë që ne shkojmë në një festë dhe nuk këndojmë”.
Ermali e pyet se nëse mund të bëjnë një dasmë të dytë, ai pohoi se nuk kanë dëshirë të bëjnë sërish. “E kam shijuar shumë dasmën e parë dhe më mjafton” Ata janë një familje e re, por a kanë në plan që ta rrisin atë? A është ky një “presion” nga të njohurit e tyre?
“Nga daja, tezja, xhaja, halla, nga të gjithë. Ka fillu dhe shoqëria tani. Për momentin asgjë, dhe janë punët e Zotit. Patjetër që dëshira ime që të bëhem baba është shumë e madhe”.
Ndërsa komentuan klipin e ri të këngëëtarit, Ermali e ngacmon nëse ishte presion nga ana e Rominës që futet i veshur në vaskë, por Eriku e hodhi poshtë këtë duke nënvizuar “ Romina tha futu i zhveshur se aty ishte. Ose bëje tamam, ose mos e bëj fare”. /abcnews.al