Zhvillime në La Liga, Valencia shkarkon trajnerin dhe gjen pasuesin

schedule18:18 - 30 Qershor, 2020

schedule 18:18 - 30 Qershor, 2020

Albert Celades nuk është më trajner i skuadrës së Valencia dhe është gjithçka zyrtare. “Dje ishte dita ime e fundit si trajner i Valendia dhe dua të falënderoj të gjithë ata që më dhanë mundësinë për të qenë pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm.

Kam pasur rastin të jetoj momente magjike, që do i mbaj gjithmonë në mendjen dhe në zemrën time. Sidomos pjesëmarrjen në Champions League, si dhe ndeshjet në ‘Mestalla’ ku ishim të pamposhtur në La Liga falë mbështetjes së tifozëve tanë të jashtëzakonshëm”, thotë mes të tjerash Celades, i cili e kishte marrë drejtimin e Valencias në shtator të vitit 2019.

Valencia nuk ka humbur kohë dhe e ka gjetur trajnerin e ri. Ai është Salvador Gonzales Marco, i njohur me emrin sportiv Voro. Bëhet fjalë për një trajner që ka drejtuar vetëm skuadrën e Valencia dhe për herë të parë ka ndodhur në vitin 2008, kur nga prilli na maj mori drejtimin e skuadrës përkohësisht.

Valencia bën me dije se Voro do të jetë në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni dhe më pas do të merret vendimi përfundimtar. /abcnews.al