Zhvatja me mikrokreditë/ Avokati: Më i keq se firmat piramidale. Banka Qendrore: Po punojmë për një zgjidhje për kreditorët

schedule15:08 - 25 Maj, 2024

schedule 15:08 - 25 Maj, 2024

Skema e mashtrimit të qytetarëve nga subjekti financiar MCA dhe Final është më keq se rasti i firmave piramidale. Avokati Rezart Kthupi kërkoi që Banka e Shqipërisë të marrë më shumë përgjegjësi në këtë rast dhe tashmë të gjendet një zgjidhje për konsumatorët.Drejtori i Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë tha se gjatë inspektimeve janë gjetur parregullsi por jo  skemë mashtrimi.

Mashtrimi i qytetarvë nga subjektet financiare dhe përmbaruesit privat është një skemë e ngjashme me firmat piramidale. Kështu e cilëson avokati Rezart Kthupi zhvatjen e qytetarëve shqiptarë nga shoqëritë financiare MCA dhe Final. Ai i kërkon Bankës së Shqipërisë të marrë më shumë përgjegjësi dhe të gjendet një zgjidhje për qytetarët e prekur.

Drejtori i mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë deklaroi se gjatë inspektimeve në këto shoqëri financiare janë gjetur parregullsi por nuk është evidentuar skema e mashtrimit. Aktualisht Banka Qendrore po diskuton gjetjen e zgjidhje për kreditorët e prekur.

Pas hetimeve rezultoi se në këtë skemë ishin të përfshirë 3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare që kanë vënë në jetë përmes ndihmës së një noteri dhe avokatëve skemën e zhvatjes së qytetarëve ndërsa u dhanë 9 masa arresti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!