Zhduket avioni rus me 28 persona në bord

schedule07:29 - 6 Korrik, 2021

schedule 07:29 - 6 Korrik, 2021

Një avion me 28 persona në bord është zhdukur.

Mësohet se në avion ndodheshin 28 persona, 22 pasagjerë përfshirë dhe fëmijë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nuk kanë asnjë të dhënë në lidhje me avionin rus Antonov AN-26 që është nisur nga pjesa lindore e Rusisë.

Avioni humbi kontaktin me autoritetet e kontrollit të trafikut ajror ndërsa  po përpiqej të ulej.Gjurmët e avionit humbën në Gadishullin Kamchatka.e.su./abcnews.al