Zhduken në rrethana misterioze 2 të rinj në Vlorë, familjarët nuk dinë gjë

schedule17:09 - 8 Shtator, 2018

schedule 17:09 - 8 Shtator, 2018

Dy të rinj që janë kthyer nga Belgjika në muajin qershor të këtij viti janë zhdukur në rrethana misterioze. Babai i Albano Xhaferrit thotë se të birin e kërkoi një person para dy muajsh dhe prej asaj dite familjarët nuk e kanë takuar më 34 vjeçarin.

34 vjeçari që shihni në foto është Albano Xhaferi i cili ka humbur kontaktet me familjen prej 18 qershorit të këtij viti.

Ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika.

Babi i tij Lufti Xhaferri thotë se ditën që u zhduk erdhi dikush dhe e thërriti. Albano mori të birin që e kishte lënë tek gjyshërit dhe e ka lënë në banesën e tij. Më pas u largua me personin në fjalë.

“Se kush e mori qe i tha hajde që mori djalin dhe e shpuri në shtëpi, e mori djalin e shpuri në shtëpi dhe iku, s’ka marrë as pashaportë as dokumenta, nuk i ka thënë asgjë gruas”.

Familjarët kanë bërë denoncimin në polici, por deri tani nuk dihet asgjë për fatin e 34 vjeçarit. I ati nuk ka dijeni për probleme të Albanos në Belgjikë. Ai thotë se është kthyer me një person tjetër prej andej dhe ky i fundit 20 ditë pas zhdukjes së djalit të tij ka humbur edhe ai.

“Kanë ardh bashkë që nga Belgjika, tani se ka kanë bërë unë s’di gjë. Djalin tim e kanë marrë më përpara 20 ditë më përpara”.

Jashtë kamerave gruaja e Albano Xhaferrit, Daniela ka deklaruar se në Polici i kanë thënë se burri i saj ka ikur me një person të quajtur Klodi.Burime nga Policia e Vlorës  konfirmojnë se nuk janë vetëm këto raste të personave të zhdukur, por ka edhe denoncime të tjera. /abcnews.al