Zgjidhet portieri më i mirë, nuk ka asnjë surprizë

schedule21:09 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 21:09 - 2 Dhjetor, 2019

Pasi De Ligt fitoi çmimin si talenti më i mirë, është zgjedhur dhe portieri më i mirë. Surpriza nuk ka pasur dhe fitues është shpallur gardiani i Liverpool, Alisson Becker.

Gjiganti brazilian fitoi Champions League me Liverpoolin, si dhe u rendit i dyti në Premier League, vetëm një pikë më pak se Manchester City. Këtë sezon, Alisson po ndihmon Liverpoolin të ruajë kreun në Premier League, ku pas 14 ndeshjesh, kanë marrë 14 fitore./abcnews.al