Me tre ditë vonesë, Kryekomisioneri Celibashi vendos të zbatojë vendimin e KAS.
Në një deklaratë për mediat, Celibashi kërkoi që numërimi për votat e Greqisë të nisë menjëherë.
Bëhet fjalë për 53 mijë zarfe u burgosën me vendim të Ilirjan Celibashi.
“Komisioni shtetëror i zgjedhjeve vendos vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark.
Ky numërim përfshin gjithashtu edhe zarfet që nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi./abcnews.al