Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, favorit Gjukanoviç

schedule11:00 - 15 Prill, 2018

schedule 11:00 - 15 Prill, 2018

Sot Mali i Zi voton për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit. Në garë janë 7 kandidatë dhe sondazhet tregojnë se favorit është ish-Kryeministri dhe ish-Presidenti Gjukanoviç. Ai gëzon mbështetjen edhe të shqiptarëve të Malit të Zi.

Është hapur votimi për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, ku garojnë 7 kandidatë. Sondazhet e fundit tregojnë se mbështetjen më të madhe e gëzon ish-Kryeministri dhe ish-Presidenti i vendit, Millo Gjukanoviç, i cili ka një mbështetje edhe nga qytetarët shqiptarë. Të drejtë vote kanë mbi 500 mijë qytetarë dhe ata do të mund të bëjnë zgjedhjen e tyre në 1 mijë e 214 vendvotime që do të jenë të hapura prej orës 07:00 të mëngjesit deri në orën 20:00. I pari në listë është kandidati i Malit të Zi të Vërtetë, Marko Millaçiç, i dyti, Mlladen Bojaniç, kandidati i Frontit Demokratik, Demokratëve, Partisë Socialiste Popullore dhe Lëvizjes qytetare URA.

Kandidati i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, Hazbija Kallaç është i treti në listë, kurse i katërti Vasilije Miliçkoviç, përfaqësues i grupit të zgjedhësve Aleancës Qytetare dhe Partisë së Pensionistëve, kurse i pesti është, Dobrillo Dedeiç, përfaqësues i koalicionit serb.

Në vendin e gjashtë të listës zgjedhore është kandidatja e Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviç, kurse i shtati, kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviç. Zgjedhjet presidenciale janë të shtatat me radhë që prej shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi dhe shkëputjes nga Serbia./abcnews.al