Strukturat drejtuese të PD në Shkodër propozojnë Xhemal Bushatin për kryetar bashkie. Propozimi do të kalojë për miratim Kryesisë qendrore të PD-së. Ndërkohë për këtë kandidat në studion e emisionit “Log.” ish – kryeministri Sali Berisha është shprehur që ka një keq ardhje.
Sipas tij ajo që i vjen keq është se pse këto kandidatë pranojnë të jenë krah kreut të PD-ë Lulzim Basha.
“Mendoj që ajo që më vjen keq dhe shumë, që këta zotërinj pranojnë të jenë kandidatët të Lul Bravës dhe të mos i nënshtrohen primareve, votës së lirë të antarësisë së PD. Pranojnë të jenë kandidat të atij që do mbahet mend për politikën dhe matematikën që delegatët. Pranojnë të bëhen instrumente në duar e një njeriu që kurrë më parë, hodhi gaz helmues ndaj atyre që e kishin votuar.” tha Berisha.
I pyetur nëse Bushati do të fitojë kundër Bardh Spahisë në Shkodër, Berisha e ka mohuar kategorikisht këtë. Sipas Berishës shkodranët nuk do të gabojnë në këto zgjedhje dhe do votojnë Bardh Saphinë.
“Bardh Spahia do fitojë. Janë të gjithë të dhënat që do votohet Bardh Spahia.” tha Berisha./abcnews.al/