Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Gjermania i “heq” flamurin PD/ Faik Basha: Një parti politike kurrsesi s’mund të justifikojë dhunën

schedule18:35 - 23 Mars, 2026

schedule 18:35 - 23 Mars, 2026

TIRANË– Protestoi me flamuj të Gjermanisë, por Berlini ishte i pari që i dënoi protestën. Gjermania ka reaguar ashpër ndaj dhunës së Sali Berishës dhe mbështetësve të tij ditën e diel, duke i bërë thirrje Partisë Demokratike të divorcohet publikisht nga dhuna.

Deklarata gjermane kundër protestës së dhunshme është një tjetër goditje ndaj selisë blu, e cila përmes Jorida Tabakut dhe ndonjë eurodeputeti gjerman, ishte përpjekur të normalizonte raportet mes Berishës dhe gjermanëve, raporte që tani kthehen sërish në pikën zero.

Analisti Faik Basha, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se faktori ndërkombëtar e ka dënuar edhe më herët dhunën e ushtruar në protestat e organizuara nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën.



Sipas tij, një parti politike nuk duhet kurrsesi të përfshihet në akte dhune, siç ka bërë PD në protestat e saj kombëtare.

“Ndërkombëtarët kanë dënuar edhe më herët dhunën e ushtruar në protesta. Protesta është protestë e legjitime për këdo, por kjo duhet bërë në formë demokratike. Një parti, që pretendon për të udhëhequr vendin, nuk ka kurrsesi që të justifikojë dhunën dhe molotovët ndaj punonjësve të policisë. Berisha nuk mund të justifikojë dhunën ndaj policisë. Molotovët u hodhën ndaj efektivëve  të policisë”, theksoi ai.

Ai theksoi se në protestat e Partisë Demokratike vihet re një tkurrje e madhe të pjesëmarrësve. Sipas Bashës, në Partinë Demokratike nuk ka vizion dhe as shpresë, dhe këto tregues çojnë në zbehjen e dëshirës së demokratëve për të marrë pjesë në tubime .

“Mendoj se shifrat në protesta kanë së paku dy arsye. E para, është ne njëjta rutinë. Ti e di se çfarë do të ndodhë. Kjo i lodh qytetarët. Mungesa e alternatives e bën të pashpresë daljen nga jo rrugë.  Nuk ka rinovim të strukturave opozitare, nuk ka hapje dhe kjo nuk sjell shpresë. Nëse nuk ndryshon, PD rrezikon të braktiset. Askush nga partnerët tanë nuk kërkon që të ketë një alternativë të dhunshme.”, tha ai.

Një tjetër çështje për të cilën foli analisti ishte përdorimi i të miturve në protestë. Ai theksoi se përdorimi i minorenëve për interesa politike është një akt ekstrem dhe i dënueshëm.

“Përdorimi i të miturve është akt ekstrem, e cila e largon akoma më tej një forcë politike nga realiteti. Është një parti, e cila po përpiqet të mbijetojë dhe në këto kushte nuk kurse as përdorimin e të miturve. Kjo tregon se gjithçka e planifikuar. Kam parë dje një sjellje shembullore të policisë. Kam parë një menaxhim të shkëlqyer”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!