Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti takon Bilall Kasamin

schedule19:43 - 28 Korrik, 2020

schedule 19:43 - 28 Korrik, 2020

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti,  ëhstë takuar këtë të martë me Kryetarin e partisë Besa, Bilall Kasami.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në këtë takim ato kanë vlerësuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik dhe bashkarisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të OSBE/ODIHR.

Postimi i plotë:

Pas bisedës telefonike të javës së kaluar, sot në Shkup takova Kryetarin e Lëvizjes “Besa”, z. Bilall Kasami.

Me z. Kasami vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik dhe bashkarisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të OSBE/ODIHR.

Gjatë takimit konstruktiv, u dakorduam të vijojmë përpjekjet tona në rrugën euroatlantike të vendit si dhe reformat e shumëpritura në drejtim të sundimit të ligjit duke zhvilluar dialog të hapur dhe të vazhdueshëm.

Në ditët në vijim, gjithësesi se shpresoj që të realizoj takime pune edhe me kryetarët e partive opozitare shqiptare në interes të qytetarëve të vendit tonë./abcnews.al