Zgjedhjet në Kosovë, çfarë parregullsish janë shënuar deri më tani

schedule14:12 - 6 Tetor, 2019

schedule 14:12 - 6 Tetor, 2019

Procesi zgjedhor është duke u zhvilluar normalisht në Republikën e Kosovës. Gazetarja e ABC Neës në Prishtinë Blerta Dalloshi Berisha raportoi se në disa raste ka pasur ndërhyrje të prokurorisë dhe policisë për të evituar parregullsitë në qendrat e votimit.

Gazetarja bëri të ditur edhe shkeljet që janë evidentuar nga organizatat joqeveritare.

“Ka pasur disa incidentete të vogla me komisionerët siç e përmendëm më herët kryesisht në veri të vendit por që janë evituar me kohë. Ka pasur intervenime të prokurorisë dhe policisë në disa raste të caktuara për të evituar parregullsitë që kanë ndodhur. Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim ka dokumentuar disa parregullsi të vogla si për shembull fotografimi i votës është evidentuar në 29 raste në 23 vendvotime. Edhe bërja publike e fletëvotimeve është evidentuar në 21 raste në 20 vendvotime. Qëndrimi më shumë se një person mbrapa kabinës së votimit është evidentuar në 57 raste. Këto vepra janë të dënueshme deri në 6 muaj burgim”, tha Dalloshi Berisha.

Përqindja e pjesëmarrjes së votuesve në këto zgjedhje është më e lartë se e zgjedhjeve të mëparshme. Gazetarja raportoi se ka pasur disa probleme me komunitetin serb sepse disa qytetarë kërkojnë të votojnë me letërnjoftim të Serbisë gjë që nuk është e lejueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!