Zgjedhjet në Greqi/ Bytyçi: Shanset janë të mëdha për një koalicion pas zgjedhjeve

schedule16:36 - 15 Maj, 2023

schedule 16:36 - 15 Maj, 2023

Pedagogu Seb Bytyçi deklaroi se është e mundur që në Greqi, të ketë një koalicion pas zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen më 21 maj.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Bytyçi u shpreh se Greqia njihet për koalicione të tilla dhe se kjo nuk do të ishte diçka e re.

“Greqia njihet për koalicione dhe ka shumë gjasa që të ketë koalicion paszgjedhor. Gjithashtu, sistemi politik është i tillë që partisë fituese i jepen më shumë deputetë, më shumë se sa përqindja e votave do ta parashikonte, në mënyrë që të ketë një stabilitet më të madh. Nëse nuk mjafton që një parti apo koalicion parazgjedhor ta formojë qeverinë, sigurisht që mund të priten koalicione paszgjedhore, diçka që nuk është e re për Greqinë dhe nuk do të ishte befasuese. Ndoshta mund të ketë edhe aty një periudhë pasigurie politike derisa të sqarohet rezultati”, theksoi ai/abcnews.al